NA SHKRUANI PER PYETJE APO KONSULTA FALAS!

Perse ne?

Profesionalizëm

Punojmë në mënyrë rigoroze që mardhënia me klientin të jetë korrekte me qëllim që të krijohet besueshmëri absolute midis palëve.

Informacion

Mbajmë klientin të informuar gjatë gjithë procesit të zgjidhjes së situatës. Keshillojmë klientin të shmangë konfliket me të tretët duke reduktuar shpenzimet e tepërta

Korrektësi

Korrektësia dhe ndershmëria kontraktore janë një ndër objektivat tona parësore për krijimin e besueshmërisë midis palëve

Misioni Ynë

Misioni i zyrës është të punuarit në mënyrë strategjike, me profesionalizëm dhe ofrimi i një hapësire sigurie për klientët tanë që kërkojnë zgjidhje efektive të problemeve, besueshmëri dhe korrektësi,

KURSE PROFESIONALE (TRAJNIME)

Trajnime

Trajnim i specializuar  në Avokati, Përmbarim dhe Shoqëri Tregtare!

Ky trajnim ka për synim përgatitjen e Juristëve të rinj, Avokatëve, Studentëve të Drejtësisë me ose pa eksperiencë pune në profesion, për një integrim sa më të shpejtë në tregun e punës. Gjatë periudhës së trjanimit mes së tjerash do të ofrohet :
1. Njohuri të thelluara me baza praktike të Kodit Civil, Kodi i Procedurës Civile, Kodi Penal, Kodi i Procedures Penale, Kodi i Punës, Kodi i Familjes. 2. Praktikë reale Gjyqësore (gjyqe imituese, do të shqyrtohen dosje reale me klientë në proces konflikti). 3. Si të formulojme një kërkese, Kerkesë-Padi, Kunderpadi , Ankim, Rekurs, Statute, Shkresa Administrative dhe cdo kërkesë proceduriale.

Kohëzgjatja e trajnimit është dy deri tre muaj, dy deri tre herë në javë ku përfshihet teoria dhe praktika. Në përfundim, të trajnuarit do të pajisen me çertifikatë për përfundimin e trajnimit “Praktika Juridike në fushën penale, civile, administrative..” çertifikatë e njohur nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, sipas licenses Nr: LN-9771-06-2015 lëshuar nga QKL.

APLIKO
support online

Na shkruani per pyetje apo problemin tuaj!