Çështje Administrative

Studio Ligjore “JURIS CONSULTING” ofron të gjithë kapacitetin e saj ne procedurat që duhen kryer dhe afatet që duhen respektuar, me qëllim që palëve të ju bëhet e mundur:

  • Përfaqësim ligjor në konfliktet me organet administrative shteterore. Ankim të akteve administrative individuale kolektive dhe perfaqësimin e paleve ne gjykatën kompetente.
  • Asistencë dhe përpilim të dokumentacionit për pjesëmarrje në tendera, propozimin dhe përgatitjen e konçensioneve, marrjen e lejeve te ndertimit, lejeve minerare
  • Përfaqësim në gjykimet për kontrollin e ligjshmërisë së aktit në Gjykatën e Lartë dhe në Gjykatën Kushtetuese.
  • Perfaqësimin në proçese gjyqësore, duke kundërshtuar largimin nga puna dhe duke kërkuar kthimin në punë në rastin e personave që gëzojnë statusin e nënpunësit civil.
  • Mosmarrëveshje të ndryshme që kanë të bëjnë me sigurimet shoqërore e shëndetësore në Republikën e Shqipërisë.
  • Mosmarrëveshje që kanë të bëjnë me pagat, me detyrat e punëmarrësit në punë, uljet në detyrë apo dhe çdo problem tjetër që mund të lindë në mes palësh dhe administratës shtetërore, si dëmtime dhe sëmundje në punë, etj.
  • Çështje që kanë të bëjnë me pezullimin, kundërshtimin apo mosnjohjen e së drejtës së përfitimit të pensionit të pleqërisë.
  • Studio ligjore “JURIS CONSULTING” merr përsipër ndjekjen e të gjitha praktikave që kanë të bëjnë me lejet e qëndrimit dhe të punës për të huaj, si dhe çdo dokument tjetër të nevojshëm për shtetasit e huaj që jetojnë apo punojnë në Republikën e Shqipërisë. Gjithashtu ndjekim dhe asistojmë në të gjitha fazat që kanë të bëjnë me aplikimin dhe pajisjen me dokumentin e kërkuar nga shtetasit e huaj.
  • Ofron shërbim në përgatitjen e dokumentacionit të nevojshëm për regjistrimin kombëtar apo ndërkombëtar pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Patentave dhe Markave, të markave tregtare, patentave, dizenjove industriale, treguesve gjeografikë, përfshi këtu aplikimin dhe regjistrim e patentave kombëtare dhe ndërkombëtare dhe ndjekjen e këtyre proçedurave pranë institucioneve përkatëse.
  • Studio, gjithashtu ofron konsulencë ligjore në regjistrimin e liçensave, në aplikimin për ripërtëritje etj, konsulencë dhe përfaqësim në gjykatë në rast shkeljesh të të drejtave që kanë lidhje me pronësinë intelektuale.