Çështje Civile

Studio ligjore “JURIS CONSULTING” sh.p.k ofron perfaqësim ligjor dhe konsulence juridike ne fushen civile me objekt:

  • Regjimin juridik te pronësisë dhe bashkpronesisë palve ndergjyqëse.
  • Krijimin e marrdhenjeve kontraktuale, ndryshimin dhe shuarjen e marrdhenjeve juridike me natyre kontraktuale mes palëve.
  • Ndihme juridike dhe kosulenecë ligjore ne në përpilimin e kontratve ndermjet paleve, individe apo shoqeri tregtare.
  • Çeljen e trashegimis ligjore dhe testamentare, kundershtimin e testamentit etj.
  • Kerkimin e demit civil, demit moral dhe te fitimit munguar ne interes të paleve të demtuara nga palet që e kane shkatuar demin qofte per shkak te veprimit juridiko-civil, penal apo administrativ.
  • Kerkimin e demit ekzistencial, moral, material dhe te fitimit munguar ne interes të paleve të demtuara shkaktuar nga aksidentet rrugore apo nepermjet mjeteve motorike rrugore, hekurudhore, detare dhe ajrore, ne kompanite që i kane pasur të siguruara keto automjete apo prane Byrosë Kombtare te Sigurimive.
  • Hartim i Kerkes-Padidise dhe Kunder-Padisë civile, apo akteve te tjera juridike si; Ankim, Kunderankim, Rekurs, Kunder-rekurs, Kerkese ne Gjykate Kushtetuese, si dhe Kerkese per njohjen e vendimeve te gjykatave të huaja prane gjykatave kompetente, paraqitja dhe përfaqësimi i paleve ne baze te këtyre akteve ne Gjykatat e Shkallës së Pare, te Apelit, gjykaten e Larte dhe Gjykaten Kushtetuese
  • Hartim i Ankimeve ne emer te personave fizik dhe Juridike ne Gjykatën Europjane të të Drejtave të Njeriut si dhe përfaqësimin e subjekteve prane kësaj gjykate.
  • Konsulencë juridike në lidhje me formën ligjore të; lindjes, ndryshimit, shuarjes së marrëdhenieve juridike të detyrimit apo marrëdhenive të tjera kontraktore. Konsulencë në përpilim kontratash të të gjitha llojeve, përfshirë këtu edhe kontratat aksesore si mjete të sigurimit për përmbushjen e detyrimeve.
  • Hartimin e kontratave individuale dhe kolektive të punës.
  • Perfaqësimin në proçese gjyqësore, duke kundërshtuar largimin nga puna, si dhe duke kërkuar respektimin dhe shpërblimin e të gjitha detyrimeve nga ana e punëdhënësit, në rastet e largimit nga puna në kundërshtim me Kodin e Punës në Republikën e Shqipërisë.
  • Studio ligjore “JURIS CONSULTING” ofron perfaqësim ligjor dhe konsulence juridike ne fushen Juridiko- Civile ne çështjet me objekt:
  • Njohjen, kthimin dhe kompesimin e pronave në Agjencinë për Trajtimin e Pronave, njohjen dhe legalizimin e ndërtimeve pa leje prane Agjencisë së spaecializuar për legalizimin dhe integrimin e ndertimeve pa leje, deri ne rregjistrimin e plote të pronave në ZVRPP-të përkatëse.
  • Hartim i Kerkes-Padisë dhe Kunder-Padisë, apo akteve te tjera juridike si; Ankim, Kunderankim, Rekurs, Kunder-Rekurs, Kerkesë ne Gjykate Kushtetuese, paraqitjen dhe përfaqësimin e paleve ne baze te këtyre akteve ne Gjykatat Civile te Shkallës së Pare, të Apelit, Gjykatën e Lartë, Gjykaten Kushtetuese dhe GJNDNJ