Studio Ligjore ‘’Juris Consulting’’ ofron përfaqësim ligjorë dhe konsulence juridike për cështjet e marrdhenieve te punës si:

  • Hartimin e kontratave individuale dhe kolektive të punës.
  • Perfaqësimin në proçese gjyqësore, duke kundërshtuar largimin nga puna, si dhe duke kërkuar respektimin dhe shpërblimin e të gjitha detyrimeve nga ana e punëdhënësit, në rastet e largimit nga puna në kundërshtim me dispozitat ligjore në fuqi.
  • Perfaqësimin në proçese gjyqësore, duke kundërshtuar largimin nga puna dhe duke kërkuar kthimin në punë në rastin e personave që gëzojnë statusin e nënpunësit civil.
  • Çështje që kanë të bëjnë me të drejtën për përfitimin e pensionit të pleqërisë.
  • Mosmarrëveshje të ndryshme që kanë të bëjnë me sigurimet shoqërore e shëndetësore në Republikën e Shqipërisë.
  • Mosmarrëveshje që kanë të bëjnë me pagat, me detyrat e punëmarrësit në punë, uljet në detyrë apo dhe çdo problem tjetër që mund të lindë në mes palësh.
  • Dëmtime dhe sëmundje në punë.
  • Çështje që kanë të bëjnë me pezullimin, kundërshtimin apo mosnjohjen e së drejtës së përfitimit të pensionit të pleqërisë.