Studio Ligjore “Juris Consulting” sh.p.k trajton “Deportimet” dhe heqjen e Denimit te dhene nga çdo Shtet i zones Schengen.

Ju sqarojmë se ndalesa qëndron prezente nëse personat nuk paraqesin kërkesë me anë të avokatëve për të kërkuar fshirjen nga sistemi pasi ekzistojnë dy lloj ndalesash për në zonën shengen:
1-Dëbimet Administrative.
2-Dëbimet Gjyqësore.

DEBIMI ADMINISTRATIV
Një shtetas shqiptar mund të dënohet me dëbim Administrativ në rast se konstatohet në çdo shtet evropian, pa dokumenta qëndrimi ose tej afatit të lejuar.

DËBIMI GJYQËSOR
Kur shtetasi shqiptar ka dëbim penal, ndodh kur ka kryer vepër penale dhe është dënuar për këtë vepër. Në këto raste mund të jepet një kufizim hyrjeje në zonën Shengen për një afat deri në 10 vjet.

Mungesa e informacionit ka bërë që dhjetëra shqiptarë të arrestohen ose të kthehen sapo shkelin në vendet Shengen. Bëhet fjalë për qytetarë, që për arsye të ndryshme (kryesisht ato të cituara më sipër) i është ndaluar lëvizja në zonën Shengen nga shtetet përkatëse.

Në këto kushte pavarësisht se mund ta kenë kaluar afatin e caktuar pesë apo dhjetë-vjeçar, ndalesa qëndron prezent nëse personat nuk paraqesin kërkesë me anë të avokatëve për të kërkuar fshirjen nga sistemi. 
Sa më sipër ju bëjmë thirrje që para se të shkelni apo te niseni ne këto shtete, të siguroheni që emri i juaj është hequr nga sistemi.

Procedura është e thjeshte dhe zyra jonë e ofron me një kosto të përballueshme.

Me një dokument identifikimi bëjmë një kerkesë autoriteteve përkatëse dhe marrim një përgjigje rreth qënies se espulsit apo jo. Në rastin e ekzistencës bëhet një kërkesë e dytë për fshirjen nga sistemi informative i Shengenit dhe sigurohet kalimi i lirë.

Për cdo paqartësi mos ngurroni të na kontaktoni.