JURIS CONSULTING, është një kompani që ofron shërbimet me një spektër të plotë dhe me kosto efektive si për Individët ashtu edhe për Shoqëritë Tregëtare/Personat Fizikë, në mënyrë që ju mund të përqëndroheni kryesisht në rritjen e biznesit tuaj. Ne jemi plotësisht të aftë për të punuar ngushtë me klientët tanë, dhe t’ju sigurojmë saktësisht llojin e shërbimeve që nevojiten në varësi të aktivitetit që ushtrojnë.

Japim zgjidhje

Gjatë viteve, ne ju kemi ofruar shërbime klientëve tanë në cdo aspekt si problematikat penale, administrative, civile, familjare apo pronësie. Nga ana tjetër, shoqërive tregtare i kemi ofruar shërbimin tonë ne fushat si: Sherbimi Permbarimor, Hidrokarbure, ndërtim, fasoneri, telekomunikacion etj. Me portofolin tonë shumë të larmishëm, ne besojmë në ofrimin e zgjidhjeve të cilat janë përshtatur në bazë të nevojave të aktivitetit që klientët tanë ushtrojnë. Në këto kushte ne jemi në gjëndje për të rekomanduar zgjidhje për klientët tanë në mënyrë të qartë dhe të lehtë por mbi të gjitha, efektive.

Vlera

Gjatë viteve, ne kemi ndërtuar marrëdhënie të gjatë e të qëndrueshme me shumë nga klientët tanë të bazuar në besim dhe në ofrimin e vazhdueshëm të shërbimeve sa më cilësore. Pasi ju të na angazhoni, ne do të marrim hapat e duhur për të kuptuar mjedisin e biznesit tuaj apo modelin e biznesit. Ne do ju mbajmë të informuar rreth ndryshimeve që kërkohen për biznesin tuaj.

Jo kosto të fshehura/ Çmime konkuruese

Ne besojmë në transparencën e çmimeve të shërbimeve tona. Para se të na angazhoni, ju do të jeni të informuar paraparakisht dhe në mënyrë të qartë në lidhje me tarifat tona, në mënyrë që ju mund të bëni një krahasim me ofruesit e tjerë të të njëjtit shërbim. Tarifat tona janë shumë konkurruese në treg për nivelin e shërbimit që ne ofrojmë.

Transferim

Nëse ju keni një shoqëri dhe dëshironi ti bashkoheni Stafit tone, ne ju ftojmë të na telefononi ose vizitoni. Nëse kemi akord, me transefimin e dosjeve angazhohet stafi jonë.