JURIS ACADEMY

Trajnim i specializuar  në Avokati, Përmbarim dhe Shoqëri Tregtare!

Ky trajnim ka për synim përgatitjen e Juristëve të rinj, Avokatëve, Studentëve të Drejtësisë me ose pa eksperiencë pune në profesion, për një integrim sa më të shpejtë në tregun e punës. Gjatë periudhës së trjanimit mes së tjerash do të ofrohet :
1. Njohuri të thelluara me baza praktike të Kodit Civil, Kodi i Procedurës Civile, Kodi Penal, Kodi i Procedures Penale, Kodi i Punës, Kodi i Familjes.

2. Praktikë reale Gjyqësore (gjyqe imituese, do të shqyrtohen dosje reale me klientë në proces konflikti).

3. Si të formulojme një kërkese, Kerkesë-Padi, Kunderpadi , Ankim, Rekurs, Statute, Shkresa Administrative dhe cdo kërkesë proceduriale.

Kohëzgjatja e trajnimit është deri në tre muaj, dy deri tre herë në javë ku përfshihet teoria dhe praktika. Në përfundim, të trajnuarit do të pajisen me çertifikatë për përfundimin e trajnimit “Praktika Juridike në fushën penale, civile, administrative..” çertifikatë e njohur nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, sipas licenses Nr: LN-9771-06-2015 lëshuar nga QKL.