Çështje Tregtare

Studio ligjore“JURIS CONSULTING” ofron të gjithë kapacitetin e saj për procedurat që duhen kryer për:

  • Themelimin e shoqërive tregtare, përgatitjen e akteve të themelimit, regjistrimin pranë Qendrës Kombëtare të Regjistrimit dhe pranë organeve të tjera të administratës shtetërore.
  • Hartim statutesh dhe akte themelimi për shoqeritë tregtare.
  • Administrimin e shoqërive tregtare, ndryshimet statutore, marrëdhëniet midis ortakëve, shitblerje të aksioneve dhe kuotave të shoqërisë, për mënyrën dhe formën ligjore të rritjes apo zvogëlimit të kapitalit themeltar të shoqërive tregtare, etj.
  • Ndryshimin e formës ligjore të shoqërive nëpërmjet; bashkimit, shëndrrimit dhe likujdimit.
  • Marrëdhëniet e shoqërisë tregtare me palët e treta.
  • Përfaqësim në gjyq të shoqërive tregtare për çështje civile dhe administrative, si dhe përpara të gjitha organeve administrative apo institucioneve të ndryshme.
  • Konsulencë juridike dhe plotësim dokumentacioni për përfitimin e kredive bankare.
  • Hartim dokumentash, aktesh, përfaqësim në gjykatë, në mbrojtje të klientëve debitorë apo kreditorë ndaj bankave të nivelit të dytë.